Shkolla e Mesme Profesionale TIK " Hermann Gmeiner"

Rruga Herman Gmeiner, Tirana, Albania, Tirana
shkollah.g@gmail.com

Shkolla e Mesme Profesionale TIK " Hermann Gmeiner"

Shkollë

Shkolla e Mesme Profesionale TIK " Hermann Gmeiner"
Shkolla TIK “HERMANN GMEINER”, është një nga shkollat më të reja profesionale në vend. Ajo mbështetet në modelin dhe profilin e shkollës austriake, në përgatitjen e programuesve në informatikë, prandaj profili i shkollimit është pretendues dhe i përshtatshëm për nxënësit që kanë përfunduar me rezultate të mira dhe shumë të mira shkollat 9 vjeçare.
Shkolla TIK “HERMANN GMEINER”, që bashkëdrejtohet me përfaqësues të posaçëm shqiptarë dhe austriakë zgjat 4 vite studimi dhe numri i orëve mësimore përbën parakusht për cilësinë e duhur të formimit të specialistëve të rinj të TIK dhe për njohje të kualifikimit në Austri.
Për të garantuar cilësi, i kushtohet rëndësi njohurive të shumë të mira në Matematikë si dhe përvetësimit të njohurive të gjuhëve të huaja, ndërkohë që edhe Lëndët e formimit të përgjithshëm, orientohen drejt ndaj kërkesave të nxënësve, për përgatitje cilësore për Maturën shtetërore.
Për zhvillimin e Gjuhës angleze dhe asaj gjermane (si gjuhë e dytë) duke do të përdoren kurrikulat e gjimnazit, tashmë të konsoliduara dhe të vlerësuara.

Tirana, Tir 1001
Rruga Herman Gmeiner, Tirana, Albania
41.3063757
19.834216200000014
Calcola percorso
355 69 606 2005