Hotel
Në bregdetin e Shëngjinit, ne ju ftojmë të pushoni duke ju ofruar akomodim në “Rafaelo Resort”. Këtu do të gjeni shërbim cilësor, komoditet, argëtim, relaks, gatime të traditës shqipëtare dhe europiane, ambjente ç’lodhëse të gjelbëruara. Dhomat tona janë të projektuar për rehati dhe komoditet të mysafireve tanë duke krijuar një ambient të këndshëm për tu çlodhur para ose pas nisjes për në plazh. Të dekoruara me shumë shije ku ngjyrat e ëmbla, dhe pamja spektakolare e bregut të detit ose pishinës ju garantojnë një qëndrim të këndshëm dhe relaksues.