Hotel
CITY INN gjendet në qendër të qytetit, prapa sheshit kryesor të Prishtinës dhe është i pozicionuar në një rrugë të qetë, vetëm disa minuta të ecjes në këmbë nga pjesa kryesore e vendndodhjes së bizneseve, institucioneve shtetërore dhe dyqaneve që shesin produkte me cilësi të lartë. Restoranti modern që është i frymëzuar nga kuzhina italiane me gatesa cilësore në kombinim me produktet bio të cilat sigurohen nga tregjet organike lokale, janë thesari i hotelit tonë. Krenohemi me zgjedhjen dhe cilësinë e ushqimit tonë që ofrohen nga kuzhinierët tanë të talentuar dhe me përvojë. Personeli ynë miqësor i hotelit do t’ju mundësojë që të ndiheni komod gjatë gjithë kohës.