Juvenilja Bar-Restorant-Piceri u hap në vitin 1996 tek Parku Rinia .
Shumë shpejtë ajo tregoi se ishte e vetme, lider në fushën
e gastronomisë dhe e para në pëgatitjen edhe të picave me furrë druri .
Stafi I kualifikuar , këmbëngulja e Drejtuesve dhe dëshira e
klienteve të saj për të pasur të pranishme larmishmërinë e menusë
në tryezat familjare,
në zyra e në të gjitha ambjentet bëri që brënda vitit të parë
Juvenilja të kishte edhe shërbimin Delivery(taxi).
Në vitin 1999 hapet edhe dega tjetër në rrugën “Sami Frashëri” e cila
plotëson më së miri nevojat e tregut për ta pasur Juveniljen sa më pranë.
Një hap i ri në dimensionet e të pa tjetërsueshmes vjen në vitin 2001
me Kështjellën Juvenilja e cila ndodhet madhështore pranë
Parkut Kombëtar të Tiranës ku bukuria, ambjentet, gatimet
dhe shërbimi i klasit të lartë bëjnë të vërtetë thënien “Asnjë e njëjtë me të!”.
Prej këtij viti edhe shërbimi Katering është i pranishëm
në aktivitetin e Juvenilja sh.p.k dhe presente në shumë kompani
lider për trajtimin e punonjësve të tyre , ambjente zyrash,
në institucione shtëtërore ,në pritje, bankete të ndryshme dhe
aktivitete turistike të grupeve nga e gjithë bota dhe
të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.