Shërbim shumë i mirë dhe gatime të mrekullueshme. Restorant tradicional në Berat me gatime tradicionale dhe një pamje të mrekullueshme nga qyteti. I ndodhur në qendër të qytetit, restoranti ju jep mundësinë të shijoni gatimet në një ambient relaksues dhe pamje të mrekullueshme. Gjithashtu do të keni mundësinë të pushoni në dhomat e hotelit Green House që kanë një ambient shplodhës, të pajisura me komoditetet e nevojshme për ta bërë qëndrimin tuaj sa më komod dhe mikpritës. Për më tepër mund të shijoni dhe camping në natyrë të ofruar nga Green House duke pasur kështu mundësinë të shijoni bukuritë e natyrës.