Chi Siamo


“SERENDIVILLE” - Little MeXico në Tiranë ( “Serendipity” deri përpara transferimit në vilën simpatike Nr. 30, Rr. “Liman Kaba,” pranë kompleksit Olimpik ) është krijim i kompanive “Qvo Vadis” dhe "Serendipity” në bashkëpunim të ngushtë me shefin e talentuar të kuzhinës ndërkombëtare dhe vendase, Enkeleid Dervishi ( Shefi i Kuzhinës & Drejtuesi i saj që në themelimin e "Serendipity” – Tirana, në Maj, 2004). Përfitojmë nga rasti të sqarojmë se restoranti ynë nuk ka asnjë lidhje me biznesin që operon për momentin në lokalin që kemi pasur me qera më parë pranë Akademisë së Arteve, ndonëse qeraxhinjtë që na pasuan mund të mbajnë akoma emrin dhe menutë (!!!) e vjetra të “Serendipity.” Ai lokal nuk është degë e jona dhe nuk drejtohet nga ne.

“Serendiville” ofron kuzhinë ndërkombëtare, me një prirje më të theksuar ndaj kuzhinës autentike Tex-Mex. Thuajse gjithçka që ofrojmë në menu, që nga petët tona, “tortilla”-t, e deri tek gatimet dhe salcat tona me emër, përgatiten në ambientet e “Serendiville nga Shefi dhe personeli ynë. Të tëra brumërat gatuhen në mënyrë autentike, me dorë, ashtu siç i gatuajnë plot zell ato tetot latine. Menuja jonë, tejet e pasur në antipasta, në sallata, pasta, dhe pjata kryesore, disa lloje burgerash, në gatime të skarës dhe të tiganit, si dhe specialitete të gatuara ngadalë, është e përshtatshme si për vegjetarianët e rreptë dhe për të apasionuarit pas mishit, bulmetërave, zarzavateve, brumërave dhe kombinimeve ndërmjet tyre. Përveç menusë së përherëshme

CONTATTI


068 609 3333

DOVE SIAMO


SERENDIVILLE

Rruga Liman Kaba, Tirana, Albania