I ndodhur në pjesën më të bukur të plazhit të Golemit, Resorti i ri turistik modern me 5 Yje , “Premium Beach Hotel”, ndërtuar me një arkitekturë të veçantë dhe magjepsëse duket si një diamant në gjerdanin e praruar të bregdetit Adriatik.Me një shërbim profesional që ruan standartet , e që në qendër të vëmendjes ka klientin, me 114 dhomat standarde dhe suitat, të mobiluara me një stil luksoz modern ku shumica e tyre ofrojnë pamje spektakolare mbi detin Adriatik, ky resort bën që pushimet dhe aktivitetet apo eventet tuaja, me pishinat dhe detin që ofron, sallat e seminareve e konferencave , si dhe fejesat,dasmat apo gëzime të ndryshme familjare të mbeten të paharrueshme.Mikpritja tradicionale Shqiptare e ndërthurur me shërbimin profesional e pastërtinë , gatimin e pjatave të kuzhinës ndërkombëtare e mesdhetare pa harruar ato me tipike Shqiptare , atraksionet e ndryshme që ofrohen në ambientet e kuruara me shije të hotelit, janë vlera e shtuar e këtij kompleksi turistik.Baret e natyrave të ndryshme, pishinat ajo e brendshme dhe ato të jashtme , qëndra e trajtimit kurativ, relaksit dhe estetikë, sallat e lojrave, përfshi dhe ekskursionet që organizohen në pikat turistike e muze të zonës për rreth janë një tjetër vlerë e shtuar e këtij hoteli.
Durrës, Albania